Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me lëndë plasëse në derën e një lokali në Berat
Dalin pamjet e shpërthimit të kryer me lëndë plasëse mëngjesin e së djelës në derën e një lokali në lagjen “Çlirim”. Nga videoja e kamerave të sigurisë duket qartë se në orën 03:58 minuta një automjet, tip BMW me portobagazh ndalon para derës së lokalit për disa sekonda. Nga mjeti nuk zbret asnjeri por nga xhami i dritares së parë të pasagjerit hidhet diçka në derën e lokalit dhe makina largohet nga vendngjarja. Vetëm gati një minutë më vonë lënda e hedhur shpërthen para derës së lokalit,duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Burimet policore,që disponojnë edhe këto pamje filmike dalin në konkluzionin se në mjet kanë qënë dy ose më shumë persona dhe se askush nuk ka dalë nga mjeti pasi ishin në dijeni të kamerave...