Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
22 seanca telenovelë, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike
Kosova E Martë, 27 Maj 2025 19:11 22 seanca të dështuara për të votuar Albulena Haxhiun si kryeparlamentare të Kosovës. Ndaj dhe organizatat e shoqërisë civile protestuan këtë të martë ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh në hyrje të Parlamentit, duke vendosur në to dhe disa pankarta me këto mbishkrime: “Për çfarë ju kemi zgjedhë?”, “Çdo vonesë ka kosto!”, “Boll” dhe “Cirku i demokracisë”. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovë, thekson se 120 karriget bosh janë vendosur për secilin deputet që për më shumë se tre muaj ka dështuar të përmbushë detyrimin me të rëndësishëm të mandatit të tij, atë të besimit të qytetarëve përmes një Kuvendi funksional.