Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, SPAK merr të pandehur Metën. Avokati: Çështje e montuar me urdhër të Ramës
Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pas rreth 6 vitesh hetime, merr të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi për skandalin e lobimit të LSI në SHBA, aferën CEZ-DIA dhe hetimin pasuror ndaj tyre. Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se çështja është e montuar me urdhër të Ramës. Ndërsa sipas tij, u mor i pandehur pas zgjedhjeve vetëm me qëllimin që të tërhiqet vëmendja. ”Hetimet u përfunduan pas zgjedhjeve dhe jemi në këtë moment, pikërisht në momentin që përfunduan zgjedhjet, për të hequr vëmendjen. Pasi të lexojmë materialet, njihemi edhe me aktet, sepse janë fashikuj të tërë, duhen kohë për t’i studiuar. Meta i ka dhënë shpjegimet para se të merrej masa e arrestit....