94 ditë kundër qeverisë! Protestuesit nuk ndalen: Japim besën se do t’i çojmë para drejtësisë Ramën dhe hajdutët e tij

94 ditë kundër qeverisë! Protestuesit nuk ndalen: Japim besën se do t’i çojmë para drejtësisë Ramën dhe hajdutët e tij

Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 94-të e organizuar kundër qeverisë, në vijim të një serie tubimesh që kanë nisur prej më shumë se tre muajsh. Në qendër të kërkesave të protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës shprehen se synojnë një ndryshim të thellë të mënyrës së qeverisjes dhe të përbërjes së klasës politike. Një nga propozimet kryesore të artikuluara prej tyre është ngritja e një qeverie tranzitore, e cila sipas kërkesës së protestuesve do të kishte një mandat 12-mujor. Kjo periudhë do të shërbente, sipas tyre, si një fazë kalimtare drejt një ndryshimi politik më të gjerë. Në protestën e sotme pritet të përsëriten thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa përfaqësuesit e protestës kanë paralajmëruar se...