Vjosa një hap larg UNESCO-s! Dosja e aplikimit miratohet, kur pritet të vijë konfirmimi

Vjosa një hap larg UNESCO-s! Dosja e aplikimit miratohet, kur pritet të vijë konfirmimi

Lumi Vjosa është më pranë se kurrë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës, pas një suksesi të rëndësishëm këtë javë. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka miratuar dosjen e aplikimit, duke hapur rrugën për vendimin përfundimtar që pritet të merret në shtator 2025, gjatë Sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera). Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila në një reagim publik u shpreh se ky është një hap thelbësor në drejtim të njohjes ndërkombëtare të vlerave unike natyrore dhe kulturore të lumit të fundit të egër në Europë. “Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar – është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës,...