Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Asambleja Parlamentare e NATO, Begaj: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë evropiane
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë dhe stabilitetin në botën demokratike, rëndësinë e besimit, bashkëpunimit dhe vigjilencës mes anëtarëve të NATO-s për ruajtjen e paqes, si edhe nevojën thelbësore të pranisë së SHBA-BE në rajonin e Ballkanit. Ndërsa foli për rrugëtimin Euroatlantik të vendit, Presidenti Begaj theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive me rritjen e investimeve në mbrojtje: “Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe mbetemi të përkushtuar ndaj ndarjes së përgjegjësive më të mëdha për sigurinë evropiane. Është një domosdoshmëri strategjike të përmirësohen dhe të mbështeten investimet në mbrojtje dhe siguri. Shqipëria ka rritur buxhetin...