Zgjedhjet bashkiake për Tiranën, Bejko: Kandidatura si Alimehmeti dhe Tabaku favorizojnë opozitën

Zgjedhjet bashkiake për Tiranën, Bejko: Kandidatura si Alimehmeti dhe Tabaku favorizojnë opozitën

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë se kandidatura si Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, favorizojnë opozitën në zgjedhjet për bashkinë Tiranë. Në emisionin “Real Story”, Bejko u shpreh se ata janë votuar nga qytetarët më 11 maj, si kontrast i kryedemokratit Sali Berisha. “Gjasat duken që mos ta nisi këtë lojë, për t’u bërë gati për zgjedhjet e 2027, e shoh me shumë pesimizëm. Ai nuk është ulur t’i shohë këto shifra, e kam fjalën për Sali Berishën. Hipoteza është pozitive, nëse mblidhet shumatorjae partive të reja, dalin mbi PS, të bën optimist. PSD ka vota të majta, por edhe të djathta. Votat e Bashës dhe Dash Shehit, janë anti-Berishë. Nëse Alimehmeti mund të jetë kandidat, por kryetar opozite është Sali Berisha,...