Kampe refugjatësh në Kosovë? “The Times”: Britania e Madhe do të negociojë me vendin ballkanik

Kampe refugjatësh në Kosovë? “The Times”: Britania e Madhe do të negociojë me vendin ballkanik

Edi Rama dhe Keir Stramer BRITANI E MADHE- Britania do t'i kërkojë Kosovës të pranojë emigrantët që kanë shkuar në vendin ishullor me varka. Ky është plani më i ri i Britanisë së Madhe për të hapur "një qendër kthimi", jashtë vendit. Sipas "The Times", vendi i Ballkanit Perëndimor është një prej disave në një listë të shkurtër prej nëntë që po konsideroheshin. Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, ka thënë gjithashtu se vendi i saj do të ishte “i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit e refuzuar të Britanisë. Ende nuk kanë filluar bisedime zyrtare, por lihet të kuptohet se ministrat duan që të ketë bërë përparim në negociata deri në kohën kur Britania të organizojë një takim të...