Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Investimet në periferi të Tiranës, Veliaj: Krenar për punën e bërë. Dikur të harruara, sot pjesë të pandashme të qytetit
                            Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka risjellë në vëmendje gjendjen e infrastrukturës dhe shërbimeve në periferi të Tiranës para marrjes së detyrës në vitin 2015. Veliaj thotë se shumë prej ish komunave ishin lënë pa vëmendje dhe të izoluara nga Tirana. Veliaj shprehet se është krenar për punën e bërë gjatë një dekade në Ndroq, Pezë, Kashar, Vaqarr, Krrabë, Farkë e plot njësi të tjera, duke i kthyer ato në pjesë të pandashme dhe të rëndësishme ekonomike të kryeqytetit. Postimi i plotë Një nga sfidat tona, pasi erdhëm në detyrë në 2015, ishte si të rrisnim cilësinë e infrastrukturës dhe shërbimeve në periferi të Tiranës, për t’i bërë edhe këto zona pjesë të zhvillimit të qytetit. Shumë prej ish komunave...