Shehaj i përgjigjet Berishës: S’mund të bërtasësh për farsë zgjedhore dhe pastaj të vjedhësh një deputet në tavolinë

Shehaj i përgjigjet Berishës: S’mund të bërtasësh për farsë zgjedhore dhe pastaj të vjedhësh një deputet në tavolinë

Kreu i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas asaj që ai mendon se ka një skenar nga partitë e vjetra për t’i rrëmbyer një mandat forcës së re politike pas rinumërimit. Sipas Shehajt, askush nuk do t’i rrëmbejë dy mandatet e Partisë ”Mundësia”. Ai quan një përpjekje të dëshpëruar nga partitë e vjetra, që nuk duan të ndryshojnë. Postimi i plotë Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush. Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë. Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë! E kemi...