Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Angazhimi i FA për Emergjencat Civile, Vengu: Rreth 7 mijë trupa dhe 1 mijë mjete të angazhuara në 250 operacione
Gjatë vitit 2024, Forcat e Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë ndërmarrë qindra ndërhyrje në të gjithë territorin e vendit, duke ndihmuar banorët dhe parandaluar dëme të mëdha materiale. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale shifrat e angazhimit të Forcave të Armatosura për Emergjencat Civile në vitin 2024. Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë në 250 operacione të emergjencave civile, teksa janë angazhuar 6 738 trupa dhe 996 mjete. Vengu nënvizoi se, falë trajnimit të vazhdueshëm, stërvitjeve dhe modernizimit me mjete dhe pajisje, sot jemi më të përgatitur për të përballuar çdo situatë emergjente. Por, shtoi ai, siguria nuk është vetëm detyrë e institucioneve, ajo fillon me ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari. “Parandalimi është arma jonë më e...