Berisha vijon me të njëjtat akuza: Kandidati i kartelit Troplini në Durrës mori 5 mijë vota më shumë se Edi Rama

Berisha vijon me të njëjtat akuza: Kandidati i kartelit Troplini në Durrës mori 5 mijë vota më shumë se Edi Rama

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kandidati Arkend Balla, ose siç e cilëson ai, kandidati i kartelit Troplini në Durrës mori 5 mijë vota më shumë se kryeministri Edi Rama. Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si një farsë elektorale. Berisha tha gjithashtu se në zgjedhjet e 11 majit ka pasur ndërhyrje të madhe të grupeve kriminale, të cilat sipas tij, kanë diktuar votën e qytetarëve. Pjesë nga fjala e Berishës: Përpjekjet për të injoruar ndikimin në farsën elektorale të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, të koordinuara nga Ergys Agasi, përbëjnë një krim tjetër madhor dhe të shëmtuar, dimension tipik të farsës elektorale të narkoshteteve. Kandidati i kartelit Troplini, karteli më i fuqishëm...