Vijojnë sulmet izraelite në gaza/ 24 të vdekur pas bombardimit të një shkolle, mes viktimave ka dhe fëmijë

Vijojnë sulmet izraelite në gaza/ 24 të vdekur pas bombardimit të një shkolle, mes viktimave ka dhe fëmijë

Të paktën 24 palestinezë, përfshirë fëmijë, humbën jetën gjatë dy sulmeve të ndara ajrore izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, raporton Mbrojtja Civile e Gazës dhe mjekët lokalë. Një nga sulmet më shkatërrues ishte drejt shkollës Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës, që strehonte qindra familje të zhvendosura nga qyteti Beit Lahia, i cili aktualisht është nën presion të fortë ushtarak izraelit. Mbrojtja Civile raportoi se në këtë sulm u gjetën 20 trupa, përfshirë shumë fëmijë, me dëmtime të rënda, për shkak të zjarreve që përfshinë dy klasa të shkollës, të shndërruara në banesa emergjente. Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se kishte goditur një “qendër komande dhe kontrolli” të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, duke akuzuar militantët për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. “Flaka kishte...