Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
Policia ka arrestuar edhe autorin tjetër të tentativës për vrasje, ndodhur të shtunën në fshatin Shtyllas të Fierit. 41-vjeçari, i cili në bashkëpunim me të atin tentuan të vrisnin me sëpatë një 58 vjeçar, u kap në momentin që po hipte në autobusin e Konispolit. Kështu ka dështuar përpjekja e tij për t’u arratisur në shtetin grek. “Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës. Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij...