Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
                            Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve të fundit në Australi. Katastrofa natyrore u regjistrua në pjesën juglindore të vendit, duke shkatërruar mbi 10 mijë prona, shtëpi, biznese e ambiente. “Vlerësimet fillestare tregojnë se të paktën 10,000 prona kanë pësuar dëme për shkak të përmbytjeve të papara”, thanë shërbimet e emergjencave në një njoftim për shtyp. Kryeministri i vendit, Anthony Albanese, i cili u detyrua të anulonte vizitën e tij në Taree të premten për shkak të përmbytjeve, tha se ishte “e tmerrshme të dëgjoje lajmin për humbje jetësh”. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, duke përmbytur zona të gjera dhe duke u kthyer në rrezik për të paktën...