Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Djali i biznesmenit grek rrëmbehet dhe torturohet për pesë orë, mes autorëve dhe këngëtari i njohur grek
Ivan Greko GREQI- Djali i një biznesmeni të njohur në Greqi është rrëmbyer dhe mbajtur peng për pesë orë nga një grup personash, mes tyre edhe Ivan Greko, një nga emrat e njohur në skenën greke të muzikës trap. Autorët e krimit, të cilët e mbajtën viktimën për afërsisht pesë orë derisa ai iku vetë, e kërcënuan se do t’ia prisnin gishtat me një prerëse, ndërsa e rrahën me kaçavida dhe thika, duke kërkuar mijëra euro për lirimin e tij nga familja e tij. Policia nisi një operacion në tre pjesë të ndryshme të Atikës dhe arriti të arrestojë të katër autorët, tre prej të cilëve kanë precedentë penalë, ndërsa njëri njihet tashmë për lidhjet e tij me klubet e natës. Nga Stokholmi në skenën greke...