Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U akuzua si kultivues kanabisi, reagon aktori Elvis Pupa: Duan vetëm klikime
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë se është në kërkim nga autoritetet australiane, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur të kultivuara 43 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Pupa shkruan për të gjithë ndjekësit e tij se ndodhet në Tiranë dhe se nuk është arratisur, teksa lajmin e cilëson një keqinterpretim vetëm për klikime. “Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në...