Gjergj Luca në Shkodër për të kujtuar rebelin antikomunist të artit, Agim Radën, sot në ditëlindjen e tij

Gjergj Luca në Shkodër për të kujtuar rebelin antikomunist të artit, Agim Radën, sot në ditëlindjen e tij

Nga Albert Vataj Në një ditë të shënuar, 24 majin, ditëlindjen e Agim Radës, një prej skulptorëve më të spikatur të artit shqiptar, qyteti i Shkodrës, kjo fortifikatë e kujtesës dhe qëndresës, mirëpriti në gjirin e saj sipërmarrësin e guximshëm dhe mikun e tij besnik, Gjergj Luca. Ishte një kthim simbolik, një homazh i heshtur dhe i thellë në vendin që i ngjan shpirtit të Radës. Shkodra, djepi i qytetarisë, kryeqyteti i kulturës shqiptare, vendi ku arti dhe rezistenca kanë lindur si binjakë të një kohe të dhimbshme, por të shenjtë. Para katedrales së Shkodrës, një nga tempujt më domethënës të besimit dhe qëndresës antikomuniste, Luca ndalet përballë një prej kryeveprave të Radës. Në atë bronz të heshtur, të skalitur me ndjenjën e së shkuarës...