Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Rama, si doktor i Europës
Në një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), realizuar pas samitit te Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Rama tha se BE ka shumë mjekë për një pacient, që sipas kryeministrit, hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën. Sipas tij. BE po vuan nga ky proces demokratik, por që sipas tij, nga ana tjetër, i duhet padyshim të ruajë demokracinë. Pjesë nga bashkëbisedimi: Richard Attias: Pak muaj më parë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ju thatë se BE-ja është më shumë “E” sesa “B”, është më shumë Europian sesa Bashkim. Si mendon se mund ta zgjidhim këtë problem, për të cilin shumë njerëz bien dakord me ju? Pra, si mund ta bëjmë BE-në të bashkuar vërtet?...