Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Endri Çela: “Zullulandia” kur një popull nuk e pranon mendimin kritik e mbetet në zonën e komfortit të kafes e cigares
Shfaqja “Zullulandia” mbështetur mbi motivet e Faik Konicës dramatizuar dhe përshtatur nga Endri Çela ka për subjekt një ngjarje krejt të veçantë, e dhënë në plan satirik. Vepra teatrore shënoi këto ditë premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, por regjisori Endri Çela në intervistën për gazetën “SOT” rrëfen punën për t’a sjellë në skenë dhe çfarë i përcjell ajo publikut. Regjisori tregon se dëshira që fjala kritike e Faik Konicës dhe mendimi i tij euridik të ketë më shumë zë, ka qenë shtysa e tij për të kthyer në vepër teatrore disa pjesë të veprës së tij letrare dhe kryesisht asaj publicistike. Ai shprehet se vjen në skenë një shfaqje që kritikon me humor dembelizmin, fallcitetin dhe i bën thirrje...