90-vjetori i lindjes së shkrimtarit/ Të premten në Prishtinë çelet ekspozita “Kosova e Kadaresë”

90-vjetori i lindjes së shkrimtarit/ Të premten në Prishtinë çelet ekspozita “Kosova e Kadaresë”

Të premten, më 6 nëntor, në orën 11:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, do të çelet ekspozita “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Ekspozita paraqet lidhjen e veçantë të Kadaresë me Kosovën, përmes librave, shkrimeve dhe dokumenteve nga arkivi i tij personal. Organizimin e kësaj ekspozite e kanë bërë: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë. ObserverKult Lexo edhe: Miguel de Cervantes: Njeriu që krijoi ëndërrimtarin më të famshëm në botë