Prokurori i Përgjithshëm i Trump: Të eleminohen kartelet dhe krimi i organizuar në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm i Trump: Të eleminohen kartelet dhe krimi i organizuar në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale vizitën zyrtare të Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, i cili qëndroi në Shqipëri nga 19 deri më 23 maj. Sipas Ambasadës, gjatë vizitës së tij, z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, si dhe me zyrtarë të tjerë të ambasadës dhe drejtues të institucioneve të zbatimit të ligjit në vend, për të theksuar partneritetin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA në luftën kundër karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm. Ambasada bën të ditur se gjatë qëndrimit në Tiranë, z. Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha,...