Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
E pazakontë! “Më bën magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare dënohet me burg, përndiqte çiftin italian
foto ilustruese ITALI-Një 51-vjeçare shqiptare është dënuar me dy vite burg nga gjykata e Cremonas në Itali, pasi akuzohej se kishte përndjekur për gati 10 vjet fqinjët e saj. 70-vjeçarja Giuseppina dhe bashkëshorti i saj (i cili tashmë ka ndërruar jetë) për vite më radhë ishin përndjekur nga 51-vjeçarja shqiptare e cila i akuzonte ata se i kishin bërë magji të zezë. “Po më bën magji të zezë me sodë buke. Ajo na quajti të neveritshëm, gënjeshtarë, por ne gjithmonë i përgjigjeshim me heshtje. Përveç një herë, kur i thashë se kishte nevojë për trajtim. Ajo bënte gjithë kohës zhurmë në shtëpi, sipër, bërtiste, kur na shihte thoshte ‘zhurmë, zhurmë’, sikur të duhej ta largonte djallin, bënte gjestin me brirë dhe pështyu mbi ne”, ishte...