No Image Available

Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 60 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftoi të premten Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze. Izraeli është duke e vazhduar ofensivën e tij ushtarake dhe deri tani ka lejuar ndihmë minimale të hyjë në territorin palestinez. Dhjetë njerëz u vranë në qytetin jugor Han Junis, katër në qytetin qendror Deir al-Balah dhe nëntë në kampin e refugjatëve Xhabalia në veri, sipas spitaleve Nasser, Al-Aqsa dhe Al-Ahli, ku u sollën trupat. Izraeli po përballet me kritika të shtuara ndërkombëtare për ofensivën dhe me trysni për të lejuar ndihma humanitare në Gazë, për shkak të krizës së madhe të urisë. Gaza ka qenë nën bllokadën izraelite për gati tre muaj, dhe ekspertët paralajmërojnë se shumë...