Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Duam zgjedhje të reja”, Berisha: Procesi të organizohet nga një qeveri teknike pa Edi Ramën
Partia Demokratike kërkon realizimin e zgjedhjeve të reja nga një qeveri teknike. Në një komunikim me gazetarët, kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se opozita nuk e pranon rezultatin e 11 majit dhe do të bëjë çdo përpjekje për realizimin e zgjedhjeve pa Edi Ramën në postin e kryeministrit. “Rruga e vetme është qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Ne qëndrojmë për krijimin e një qeverie teknike sepse me Edi Ramën ka vetëm farsë, nuk ka zgjedhje”, tha Berisha. Sipas Berishës 4 prej deputetëve më të votuar të PS janë mbështetur nga bandat kriminale duke marrë 80 mijë vota në të gjithë vendin. “Kampion është natyrisht Sara Mile. Kampion është Arkend Balla. Kampion është Ani Dyrmishi. Kampion është Blendi Xhabafti. Këta të katër së bashku...