Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që cilësoi dje Berisha si “ trenin bullgar”. “Banditizmi elektoral, “treni bullgar”, shit-blerja e votave, presionet për bukën e gojës, përdorimi i bandave dhe kriminelëve elektorale, parave të pista të trafiqeve dhe drogës, keqpërdorimi i administratës publike dhe aseteve shtetërore dhe të gjitha provat e masakrës elektorale, që po dalin në dritë të diellit, të organizuar nga Narkoregjimi tregojnë qartë një tjetërsim mafioz, total dhe të dhunshëm të vullnetit të lirë të qytetarëve”, shkruan Meta. Sipas Metës, ky regjim i bazuar te krimi shkatërroi standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. “Ky regjim i bazuar mbi krimin, që...