Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Artan Lame ndodhet në koma cerebrale…”, Blendi Fevziu në “Opinion”: Por është ende në jetë…
Në nisje të puntatës së sotme të emisionit “Opinion” në TV Klan, gazetari Blendi Fevziu bëri një anonçim, të cilin e konsideroi si më të vështirin në jetën e tij. Ndryshe nga sa ka qarkulluar lajmi ditën e sotme për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, Fevziu sqaron se ky i fundit është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale. Fevziu shprehet se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer. Ndërkohë Lame ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. “Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë...