Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zgjerimi ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”/ Marta Kos: Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërinë. Grup kapitulli i tretë, përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse. “Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi në BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X. Congratulations to Albania for opening Cluster 3 on competitiveness and inclusive growth today! It means a stronger Albanian economy for the benefit of your citizens and another step closer to the EU.#EUEnlargement is about advancing day by day. pic.twitter.com/4lzWVpnbHU — Marta Kos (@MartaKosEU) May 22, 2025