‘T’u lutemi prokurorëve italianë që të mos i godasin bandat pak pas votimeve se Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme’

‘T’u lutemi prokurorëve italianë që të mos i godasin bandat pak pas votimeve se Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme’

Gazetari Gjergj Erebara bëri një postim online, që pasqyron ndjesinë e shumë shqiptarëve, të cilët shohin se si bandat e pushtetit goditen pikërisht pas përfundimit të zgjedhjeve, kur e kanë kryer misionin e tyre të manipulimit industrial të votave. Bandat e goditura zëvendësohen nga Edi Rama me banda më të forta, më të pamëshira dhe më të pasura. Ai i bën thirrje prokurorëve italianë që t’i godasin këto banda para votimeve, se përndryshe Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme. “Të bëhemi një milionë shqiptarë dhe t'i lutemi prokurorëve italianë, por edhe EUROPOL dhe EUROJUST që herën tjetër të shqyrtojnë mundësinë të godasin bandat shqiptare të drogës pak para zgjedhjeve sepse po i goditën pas zgjedhjeve gjen zëvendësues Rama deri në zgjedhjet e ardhshme....