“Morëm 20 mijë vota bio”/ Agron Duka: Ja ku gaboi Berisha dhe pse nuk e urova Ramën

“Morëm 20 mijë vota bio”/ Agron Duka: Ja ku gaboi Berisha dhe pse nuk e urova Ramën

Kryetari i Partisë Agrare Ambientalisë, Agron Duka, thotë se pritshmëritë e tij për zgjedhjet e 11 majit ishin të paktën 30 mijë vota në rang vendi, megjithatë rezultati që morën ishte për i mirë dhe për notën “8”. Në një intervistë, ai shprehu habinë me sjelljen e militantëve të PD-së këto ditë, duke i quajtur reagimet e tyre “të tmerrshme” në lidhje me justifikimin se PAA mori vota nga demokratët, pasi ishin pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Duka u shpreh për Report TV se partia që drejton ka marrë 20 mijë vota bio, të vlefshme të paktën për dy mandate brenda aleancës opozitare, por që në fakt doli vetëm me 1 mandat të marrë nga lista e sigurt e PD. Nga aleatët e demokratëve,...