Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Negociatat Shqipëri-BE, sot mbahet Konferenca e pestë Ndërqeveritare në Bruksel
Sot pasdite do të mbahet në Bruksel Konferenca e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për tetë kapituj të rinj të grupit të tretë, i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Këto kapituj përfshijnë politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital. Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, politikat tatimore, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit si dhe rritje për bizneset shqiptare. Deri tani janë hapur negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupkapitullit 1 (Themeloret) më 15 Tetor 2024, Grupkapitullit...