Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Bombat’ e të penduarve, flet gjyqtari i Elbasanit: Ne i ballafaqojmë me anëtarët e bandave…
Një tjetër gur në mozaikun e të penduarve të drejtësisë u vendos nga Enver Jamaku, një emër që deri në shkurtin e vitit 2020 ishte thjesht një figurë e heshtur në botën e krimit. Pas arrestimit zgjodhi të flasë. “Për të provuar vërtetësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, sidomos në rastet e organizatave kriminale ose organizatave terroriste bashkëpunëtori i drejtësisë thirret si dëshmitar dhe mund të përballet dhe ballafaqohet pikërisht me anëtarët e tjerë të grupit kriminal që do të thotë ka një ballafaqim” u shpreh Artur Prenga, ZV/Kryetar i Gjykatës Elbasan. “Nuk mund të bësh të penduar dhe nuk ka leverdi shteti të bëjë të penduar një person të akuzuar për krime ordinere. Sigurisht në rast se funksionojnë të gjithë mekanizmat e tjerë të provueshmërisë...