Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich

Andriy Portnov, ish-politikani ukrainas u ekzekutua me armë zjarri këtë të mërkurë në Madrid të Spanjës. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ngjarja ndodhi rreth 09:15 të mëngjesit me orën lokale, jashtë një shkolle në zonën e pasur Pozuelo de Alarcón. 52-vjeçari po çonte fëmijët në shkollë. Portnov, ish-ndihmës/këshilltari ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovich, ishte akuzuar për tradhti dhe korrupsion në Ukrainë dhe njihej për lidhjet e tij pro-ruse. Nga të dhënat e deritanishme, ai u qëllua me të paktën pesë plumba, në kokë dhe shpinë. Pas vrasjes autorët u larguan drejt një zone të pyllëzuar aty pranë dhe vijojnë të mbeten në arrati. Ky incident shton një seri krimesh të dhunshme që kanë përfshirë ukrainas dhe rusë në Spanjë që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin...