Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nuk kalon as një muaj pas ndërprerjes së energjisë elektrike’/ Probleme me rrjetin telefonik në Spanjë
Disa rajone të Spanjës janë përballur me ndërprerje të mëdha në lidhjet telefonike fikse dhe shërbimet e internetit, për shkak të një defekti në rrjetin e operatorit Telefonica. Incidenti ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të komunikimit në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke prekur gjithashtu edhe linjat e urgjencës 112 në disa zona. Në një deklaratë zyrtare, Telefonica konfirmoi problemin dhe bëri të ditur se ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e rrjetit, të cilat kanë ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve. “Kemi kryer disa përmirësime të rrjetit që kanë ndikuar në shërbime specifike në disa kompani. Po punojmë për të zgjidhur këtë problem”, thuhet në deklaratën e cituar nga gazeta El País. Sipas të dhënave të faqes Downdetector, raportimet e para për...