‘83 mandatet e PS nuk janë rrezik’, Bido: Qytetarët na besuan për integrimin në BE

‘83 mandatet e PS nuk janë rrezik’, Bido: Qytetarët na besuan për integrimin në BE

Partia Socialiste siguroi 9 mandate në qarkun e Vlorës, duke i rrëmbyer opozitës edhe një vend nga lista e sigurt. Ardit Bido, një nga më të votuarit në listën e hapur të PS-së, deklaroi në një intervistë televizive se kjo fitore e thellë është rezultat i mobilizimit qytetar, i punës së strukturave dhe takimeve të zhvilluara gjatë fushatës, përfshirë edhe vizitat e kryeministrit Edi Rama në Greqi. “Mandati i nëntë nuk erdhi vetëm nga diaspora, por nga pjesëmarrja masive e qytetarëve që votojnë në qarkun e Vlorës. Kjo është meritë e përpjekjeve tona gjatë katër viteve dhe frymës që krijoi qeveria për një mandat të ri”, tha Bido. I pyetur për problemet me votën e diasporës, sidomos në Greqi, Bido pranoi se kishte pasur çrregullime...