Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Dyshohen për krime zgjedhore/ SPAK zbarkon në Klos, sekuestrohen telefonat e tre drejtorëve të bashkisë
                            Me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erion Çeliaj dhe nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj, janë sekuestruar telefonat e tre drejtorëve të bashkisë Klos. Ata dyshohet se janë përfshirë në krime zgjedhore. Ata janë drejtori juridik i bashkisë së Klosit, drejtori i shërbimeve sociale e të bashkisë klos dhe një drejtor tjetër. Veç telefonave, janë sekuestruar kompjuterat, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Gjithashtu janë kontrolluar edhe banesat e tyre, por nuk është gjetur gjë. Prokurorët e SPAK ranë në gjurmë, ndërsa po hetonin një çështje tjetër. Në komunikime telefonike ata dyshohet se po kryenin biseda që përbënin krime zgjedhore. Top Channel