Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
14 mijë fëmijë palestinezë rrezikojnë jetën brenda 48 orëve
14 mijë fëmijë rrezikojnë jetën brenda 48 orëve nga uria në Rripin e Gazës, siç paralajmëroi zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Tom Fletcher, në median britanike BBC. “Janë 14 mijë bebe që do të vdesin në 48 orët e ardhshme, nëse nuk u dërgojmë atyre ushqim. Është drithëruese, por nuk kemi ç’bëjmë. Do të bëjmë çmos t’u dërgojmë atyre ngarkesat me ushqim sot. Nuk kemi tjetër zgjidhje” – u shpreh Fletcher. Fletcher tha se OKB ka gati 100 kamionë me ushqim kryesisht për të miturit, që synon t’i dërgojë sot brenda territorit të Rripit të Gazës, ndonëse situata në terren është e rrezikshme dhe për shkak të bombardimeve të ashpra të Izraelit që kanë rinisur prej të premtes, pas shuarjes së të gjitha...