Tualetet publike në Sarandë janë të mbyllura dhe në gjendje skandaloze – VIDEO

Tualetet publike në Sarandë janë të mbyllura dhe në gjendje skandaloze – VIDEO

Deklaratë që nuk përputhet me realitetin – Tualetet publike në Sarandë janë të mbyllura dhe në gjendje skandaloze   Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Sarandës, të mbajtur më 30 prill, këshilltari Oltion Çaçi deklaroi se është duke u investuar në rregullimin e tualeteve publike ekzistuese në qytet. Pas publikimit të kësaj deklarate në Saranda Web, reagimet e qytetarëve nuk vonuan. Shumë prej tyre raportuan se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë shenjë investimi apo përmirësimi.     Për të verifikuar situatën, ne kryem një vëzhgim në terren. Ajo që konstatuam është shqetësuese: tualetet publike janë të mbyllura, në gjendje të degraduar, dhe hapësirat përreth tyre janë të ndotura, të papastra dhe aspak të denja për një qytet turistik si Saranda....