Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ekzekutohet 29-vjeçari në Durrës, u qëllua sapo parkoi makinën, gjendet e djegur makina e autorëve
Ky është momenti kur dy persona qëllojnë me breshëri automatiku nga një makinë në lëvizje 29-vjeçarin Ermir Dedja pak pas mesnate, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit duke e lënë atë të vrarë. Pamjet tregojnë edhe momentet kur njerëzit largohen në panik pas atentatit. Nga informacionet e para, dyshohet se autorët kanë qenë në gjurmim të të riut. Pasi kanë kryer vrasjen ata janë larguar nga vendngjarja me automjetin që duket në pamje. Makina tip “Seat” është gjetur e djegur në afërsi të Gerdecit dhe rezulton me targa të vjedhura, ndërkohë në sediljet pas efektivët kanë gjetur edhe një kallashnikov që është përdorur për të kryer vrasjen. Mjeti është marrë nga policia e Durrësit ku po verifikohet numri i shasisë. Ndërkohë rezulton se...