Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detaje nga vrasja në Durrës, viktima emër i njohur për policinë. Ja çfarë deklaruan banorët
Mbrëmjen e djeshme, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ermir Dedja, 29 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ku viktima po lëvizte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Persona të maskuar kanë shfrytëzuar momentin që ai po ecte në trotuarin e një pallati dhe e kanë qëlluar me armë automatike nga pas, në zonën e shpatullave, bëhet me dije sipas burimeve. Një banor i një pallati përballë vendit të ngjarjes ka deklaruar se dëgjoi breshëri arme zjarri dhe në fillim mendoi se bëhej fjalë për fishekzjarrë. Nga dritarja ka parë një person të shtrirë në tokë dhe...