Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Ja çfarë thotë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Ja çfarë thotë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se kreu i SPAK, Altin Dumani duhet të dalë në një deklaratë për mediat, ashtu siç premtoi, dhe të tregojë çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi me task forcën për parandalimin e krimeve zgjedhore. Sipas tij asnjë nga ato objektiva të parashtruara nga SPAK për krimet zgjedhore nuk u arrit, as premtimi i Dumanit se do ketë arrestime në flagrancë para zgjedhjeve. “Dumani duhet të dalë të thotë çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi mirë në planin e masave të prezantuar që në janar. Ai ishte i vetmi që tha se do ketë arrestime në flagrancë para zgjedhjeve, kapja e e personave në flagrancë do shumë rrjet informativ gjë që këta menduan se...