Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky dhe JD Vance takohen për herë të parë në Vatikan që nga “përplasja” në Shtëpinë e Bardhë
Zëvendës-presidenti i SHBA-së, JD Vance dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan për herë të parë që nga “përplasja” e tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart në Vatikan. Për herë të dytë brenda disa javësh, udhëheqës botërorë dhe personalitete të tjera zbarkuan në Romë – këtë herë për të festuar meshën e parë të Papa Leos XIV, i cili u zgjodh këtë muaj, shkruajnë mediat e huaja. Delegacione nga më shumë se 100 vende janë të pranishme në Vatikan. Zelensky u prit me duartrokitje teksa mbërriti në Sheshin e Shën Pjetrit, dhe Papa bëri një turne me “Popemobile” nëpër shesh. Zelensky ishte ulur pranë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Vance afër. Zelensky, JD Vance shake hands...