Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës. Kreu i Shtetit pati edhe një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake. Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri. Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve. Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe...