Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Procedohen penalisht tre persona, policia zbulon raste kultivimi…

Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Procedohen penalisht tre persona, policia zbulon raste kultivimi…

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Blutë kanë gjendur dhe asgjësuar 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Si pasojë janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh. Njoftim i Policisë: Qarku Shkodër/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, gjenden dhe asgjësohen 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Procedohen penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh....