Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kompozitori për këngën “Zjerm”: Përfaqësimi më autentik. Polo: Uroj ta sjellim Eurovision 2026 në Shqipëri
Showbiz E Shtunë, 17 Maj 2025 20:29 Shqipëria ngjitet në skenën e madhe të Eurovision me këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, duke mbyllur natën finale si kënga e 26-të në renditje. Kompozitori Sokol Marsi, thotë se kjo është një ndër përfaqësimet më autentike që Shqipëria ka sjellë ndonjëherë në Eurovision. Duke komentuar këngën “Zjerm”, kompozitori Sokol Marsi tha se ndërthurja e ritmeve elektro-pop dhe motiveve shqiptare janë ndër arsyet që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe mediave ndërkombëtare. “Shqipëria gjithmonë është përfaqësuar me artistin në Eurovision dhe jo me performancën. Shqipëria ka shumë pjesëmarrje në finale dhe ka pasur një prezencë të mirë në Eurovision. Rasti i këtij viti është se që kur e kam dëgjuar këtë këngë thashë se kjo duhet të ishte kënga...