KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e votave nga Greqia, ja kur fillon numërimi

KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e votave nga Greqia, ja kur fillon numërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të vijojë me numërimin e votave të mbërritura nga Greqia, të cilat ishin lënë pezull përkohësisht. Vendimi u bë publik nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili theksoi se nuk është konstatuar asnjë parregullsi në kutitë përkatëse, çka i hap rrugë përfshirjes së këtyre votave në rezultatin përfundimtar. “Komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark. Ky numërim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi. Por...