8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij
Një person është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme gjatë muajve korrik dhe gusht 2026. Operacioni i koduar “Midsummer” është finalizuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas një serie veprimesh hetimore për zbardhjen e vjedhjeve. Në pranga ka rënë shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari. Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të dyshuar, M. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim. Nga hetimet dyshohet se dy të rinjtë kanë vepruar së bashku gjatë muajve korrik dhe gusht,...
Burimi:
javanews.al