Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
New York Times: Hije skandali mbi projektin e hotelit të dhëndrit të Trump në Serbi
Jared Kushner SHBA- Projekti i familjes Trump për të ndërtuar një hotel luksoz në Serbi, është përballur me një ndërlikim të sikletshëm. Një dokument "kyç" mbi të cilin qeveria serbe është mbështetur për të zbatuar këtë marrëveshje është falsifikuar. Kështu thanë zyrtarët për "NYTimes". Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump, dhe partnerët e tij të biznesit planifikojnë të ndërtojnë një kompleks luksoz në vendin e boshatisur prej kohësh. Kreu i agjencisë serbe, i ngarkuar me mbrojtjen e monumenteve kulturore pranoi para autoriteteve se kishte falsifikuar një dokument qeveritar që lejonte shembjen e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes së Jugosllavisë në Beograd për ta zëvendësuar me hotelin që do ndërtojë Kushner. Projekti fitoi miratimin paraprak nga qeveria serbe vitin e kaluar, madje edhe para se qeveria...