Rudina Hajdari: Berisha të mbyllë karrierën politike, të mos përsëritet e njëjta kasetë. Të mbajë përgjegjësi

Rudina Hajdari: Berisha të mbyllë karrierën politike, të mos përsëritet e njëjta kasetë. Të mbajë përgjegjësi

Ish-deputetja e PD, dhe vajza e Azem Hajdarit, thotë se kreu i demokratëve duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 11 Majit. Rudina Hajdari flet hapur kur thotë se Sali Berisha duhet ta kishte mbyllur karrierën politike. ”Unë mendoj që Sali Berisha duhet ta kishte mbyllur karrierën e tij politike, pasi i ktheu dinjitetin partisë me vulën. Në mbledhjen e fundit të Këshillit ku kam qenë e pranishme, kam thënë që PD-së i duhet një ekip i fortë, një kontrast i madh mes PS dhe PD, që solli një elitë të re politike. Zgjedhjet mbaruan dhe nëse ne si PD nuk arrijmë dot të reflektojmë për të kuptuar fajin, për të ndryshuar rrjedhën e partisë, atëherë PD-ja do të ketë vetëm tkurrje të...