Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Në kërkim për drogë, ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 persona (Emrat)
Policia e Shtetit, përmes një komunikate për mediat, ka njoftuar ekstradimin nga Greqia drejt vendit tonë një shtetasit dhe ekstyradimin nga vendi ynë drejt Italisë të 3 shtetasve të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Më konkretisht: U ekstradua nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Altin Merdani, 46 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sepse në vitin 2015, në bashkëpunim me shtetasit P. Sh. dhe G. I., transportoi në fshatin Frashër, Përmet, rreth 100 kg Cannabis. Gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, në drejtim të 3 shtetasve u qëllua me armë. Nga të shtënat u dëmtua shtetasi G. I.. Nga dënimi, 46-vjeçarit i kanë mbetur për...